Ministrisë së Ekonomisë i barten 720 mijë euro për subvencionimin e rrymës

Në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që të barten mjete nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë.

Ministri Hekuran Murati ka thënë se bëhet fjalë për 720 mijë euro të cilat barten tek ministria që drejton Artane Rizvanolli për t’i subvencionuar faturat e energjisë.

“720 mijë euro në masën 3.7 merren nga Ministria e Financave dhe transferohen tek Ministria e Ekonomisë në kategorinë shpenzime, subvencionim dhe transfero. Kjo bëhet për nevojën për zotim të subvencionimit të tarifave të energjisë”.