MINTI publikon çmimet maksimale të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat vlejnë për ditën e sotme, 11 gusht 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është caktuar në 1.64 euro, ndërsa një litër benzinë mund të shitet me çmim maksimal prej 1.44 euro.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për një litër është përcaktuar në 0.60 euro.

Çmimet e përcaktuara nga ministria hyjnë në fuqi sot, në orën 10:00, dhe janë të vlefshme për periudhën e përcaktuar me vendimin e MINT-it.

Vendosja e çmimeve maksimale të lejuara bëhet në kuadër të masave për mbrojtjen e konsumatorëve dhe monitorimin e tregut të derivateve në vend.