Kosova do të ketë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave, të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe shtrëngata.
Sipas parashikimit meteorologjik, në disa zona nuk përjashtohet mundësia e shkarkimeve të rrufeve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme.