Mot i vranët dhe reshje shiu sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu gjatë ditës.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 9 gradë Celsius.

Në njoftim bëhet e ditur se era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.