Moti i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat, gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-s.

Temperaturën minimale për sot pritet ta mbajë Dragashi me 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalen e ditës do ta shënojnë Gjakova dhe Prizreni me 19 gradë.