Moti i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHK-së, vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

“Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas koheshe me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”.