Moti i vranët dhe me reshje shiu

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Temperaturat do të jenë të ulëta për këtë periudhë të vitit, me vlera minimale që do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit. Ajo do të jetë e lehtë në shumicën e zonave, por lokalisht mund të paraqitet më e fortë.