Gjatë ditës së martë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten edhe reshje shiu.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.
Kushtet e tilla atmosferike pritet të ndikojnë në rritjen e lagështisë dhe në ndjesinë më të ftohtë gjatë ditës.