Moti i vranët sot në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me riga te dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.