Moti i vranët sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, por i qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.