Sunny Hill Festival

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.

” Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike”, thuhet në njoftim.