Të enjten, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me alternime mes intervaleve me diell dhe vranësirave të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.