Moti me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell.

Sipas IHK-së pritet të ketë pak vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.