Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta deri mesatare. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme dhe pa reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.