Moti me temperatura deri në 22 gradë

Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell, por me vranësira të pjesshme gjatë ditës.

Temperaturat do të jenë të freskëta në mëngjes dhe më të ngrohta gjatë ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 22°C.

 Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.