Moti me ulje të temperaturave

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Një përmirësim i shkurtër i motit pritet ditën e hënë, me rritje të lehtë të temperaturës gjatë ditës, por se në mëngjes do mbajë mot mjaft i ftohtë.

Nga dita e martë dhe mërkurë sërish priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturës.

Në raste të të reshurave, edhe nuk përjashtohen mundësi të paraqiten fjolla bore në vise të larta malore gjatë kësaj periudhe, sidomos orëve të hershme të mëngjesit, kur temperaturat janë më të ulëta.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.