Moti në Kosovë

Java e parë të prillit, vazhdon me mot të ndryshueshëm.

Në aspektin termik mbetet deri të mërkurën temperaturat në rritje, kur edhe pritet të ketë më shumë diell.

Nga dita e enjte sërish parashihet të mbajë mot i vranët, e kohëpaskohe me të reshura shiu, që deri në mbrëmje pushojnë.

Ditën e premte më pas, më ngrohtë e kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve të fundit, mot të ndryshueshëm do kemi edhe në fundjavë. Diell e ngrohtë të shtunën, e ditën e diel të reshura shiu.

Cilësia e ajrit gjatë ditës në pjesë të madhe të vendit mbetet në vlera të pranueshme. Orëve të mbrëmjes me periudha më të zgjatura të qetësisë, ndotësit ajror mbeten më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit edhe mund të kaloj në vlera të dobëta.

5.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën.  Në mbrëmje kthjellime.

6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes. Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, e në mbrëmje vransirat shtohen.

7.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.

8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, ditëve të para mesatare 3-7m/s, e nga dita e enjte edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 13 e 14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies deri ditën e enjte.