Moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira, të cilat, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën dhe të mërkurën vende-vende do të sjellin reshje lokale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.