Moti për sot

Të hënën në orët e para të ditës parashihen ngrica të dobëta të cilat mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve të cilat vetëm se janë në fazën e lulëzimit.Siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.