Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në disa zona të vendit.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 7 gradë Celsius.
Në njoftim thuhet se era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.
Kushtet e tilla pritet të sjellin një ndjesi më të ftohtë gjatë ditës, ndaj qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe të përshtatin veshjen me kushtet atmosferike.