Moti sot i vranët, me reshje shiu e bore

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në disa vende është paraparë të ketë riga shiu dhe reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius ndërsa ato maksimale ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

Do të ketë erë nga drejtime të ndryshme, të lehtë dhe në disa vende mesatare deri në të fortë.