Moti sot me diell dhe me pak vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus.

“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.