Moti sot me diell dhe vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet, njfoton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat maksimale do të ulen për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante, përcjell Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.