Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.