Moti sot me vranësira e intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende – vende të sjellin shi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.