Moti sot, vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.