Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë deri në fund të muajit tetor.
Sipas Muratit, në bazë të trendit aktual deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë 13 mijë biznese, duke vendosur një rekord të të gjitha kohërave në vend.
Ministri theksoi se kjo rritje është “tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht”, duke nënvizuar perspektivat pozitive për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.