Mustafa: Veprimet e njëanshme të Kurtit, qojnë në prishje të koalicionit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se shkarkimi i Agim Velit, është i papranueshëm dhe është shkelje e marrëveshjes së koalicionit.

Sipas tij, nëse kryeministri nuk e anulon këtë shkarkim mund të qojnë në prishjen e koalicionit.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, tha Isa Mustafa, shkruan Gazeta Stop.

Ai ka treguar se nuk është konsultuar nga Kryeministri  Kurti dhe nuk i pranon arsyetimet e bëra publike.

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.