Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë është ulur për tre centë krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), një litër dizell do të shitet sot me çmim maksimal prej 1.77 euro.
Ministria publikon çdo ditë çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat vlejnë për 24 orë dhe përcaktohen në bazë të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.
Vendimi synon të mbrojë konsumatorët nga luhatjet e mëdha të çmimeve në treg, ndërsa operatorët e tregtimit të derivateve janë të obliguar t’i respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara nga ministria.
