Nafta dhe benzina janë shtrenjtuar sërish në Kosovë, sipas vendimit më të fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), e cila ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.68 euro për litër, një cent më shumë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, është rritur edhe çmimi i benzinës, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me luhatjet e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve.
Çmimet e derivateve përcaktohen çdo ditë nga MINTI, bazuar në lëvizjet e tregut ndërkombëtar dhe metodologjinë për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara.
Rritja e fundit vjen pas disa ditësh me tendencë të njëpasnjëshme të shtrenjtimit të karburanteve, duke shtuar kostot për qytetarët dhe bizneset që varen nga transporti.