Në listat e Institutit për Krimet e Luftës figurojnë edhe tre anëtarët e familjes Shaljani, të vrarë nga forcat serbe

listat preliminare të viktimave të luftës, të publikuar nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), janë të përfshirë edhe tre anëtarë të familjes Shaljani, të cilët ishin vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara në sistemin online të Institutit, në mesin e viktimave figurojnë Hamide Ahmeti – Shaljani (45 vjeçe), Sylejman Shaljani (50 vjeç) dhe Xhelal Shaljani (15 vjeç).

Të tre janë të regjistruar si persona të vrarë më 19 prill 1999, ndërsa si vend i lindjes figuron Komuna e Obiliqit, me vendlindje Siboc.

Familjarët e tyre bëjnë të ditur se ata ishin banorë të fshatit Hamidi të Komunës së Obiliqit dhe u vranë nga forcat serbe në fshatin Graboc, gjatë ofensivës së pranverës së vitit 1999.

Emrat e tyre janë pjesë e listës preliminare të publikuar nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, e cila dokumenton personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe ata që kanë vdekur si pasojë e luftës në Kosovë për periudhën 1998–1999.

Instituti ka bërë të ditur se lista është ende në fazë preliminare dhe do të vazhdojë të plotësohet e përditësohet me dokumente dhe dëshmi të reja, me qëllim krijimin e një baze zyrtare dhe të verifikuar të të gjitha viktimave të luftës në Kosovë.