Nëntë të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë nës mes dy automjeteve civile.

Policia bën me dije përmes raportit se tetë meshkuj dhe një femër janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër ) kosovar-e. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa  me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit  i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje.