Deputetët e Kuvendi i Kosovës do të mblidhen nesër në seancë plenare, me fillim nga ora 11:00, për të shqyrtuar një nga çështjet më të rëndësishme financiare për vitin e ardhshëm.
Në rend të ditës është paraparë vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore, që përcakton Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ky projektligj kishte kaluar leximin e parë para disa ditësh, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 4 miliardë eurosh, duke hapur rrugë për diskutimet finale dhe amendamentet e mundshme nga deputetët para miratimit përfundimtar.
Seanca e nesërme pritet të jetë vendimtare, pasi nga votimi i dytë do të varet finalizimi i buxhetit, i cili përcakton orientimet kryesore të shpenzimeve publike, investimet kapitale dhe politikat fiskale për vitin 2026.