Newcastle synon Lampardin për trajner

Frank Lampardi është kandidati që po synohet nga Newcastle Unitedi për të zëvendësuar Steve Brucen në postin e trajnerit në klub.

Ish-trajneri i Chelseat është i pa punë që kur u lirua nga “Blutë” dhe u zëvendësua nga Thomas Tucheli.

Tani ai pritet të kthehet në Premier League dhe mund të jetë njeriu kryesor në St James’ Park pas blerjes së klubit nga investitorë arabë.