Reali gjen pasuesin e Casemiros

Klubi spanjoll, Real Madrid është duke menduar për lojtarë me perspektivë të së ardhmes.

Pas transferimit të 18-vjeçarit Eduardo Camavingës në verën që shkoi, Real Madridi tani po e dëshiron transferimin e mesfushorit 21-vjeçar, Aurélien Tchouaméni nga Monaco, raporton Marca.

Sipas Marcas, Real Madrid po synon transferimin e Tchouaménit si zëvendësimin afatgjatë të Casemiros.

Çmimi i tij vlerësohet në 35 milionë euro, megjithatë gjigantët spanjoll përballen me një konkurrencë, pasi edhe dy skuadrat si Chelsea dhe Juventus po synojnë gjithashtu transferimin e francezit.