Xhavit Haliti

Nis numërimi i votave me postë: Vetëvendosje kryeson bindshëm

Pak pas orës 16:00 të së shtunës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

Sipas rezultateve preliminare nga dy kutitë e para të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje është në krye me 322 vota, që përfaqësojnë 81.31 për qind të totalit të votave të numëruara deri më tani. E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 47 vota, apo 11.87 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 12 vota, që përbëjnë 3.03 për qind.

Në vijim, rezultatet janë si më poshtë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 vota ose 2.02 për qind, FJALA me 1 votë (0.33 për qind), si dhe Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 1 votë, gjithashtu 0.33 për qind.

Procesi i numërimit të votave me postë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të jenë vendimtare për çdo ndryshim të mundshëm në ndarjen finale të mandateve në Kuvendin e Kosovës.