Një i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 12 raste të reja pozitive nga 3 mijë e 255 testime.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 118 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.215. 

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 132.297 raste pozitive, 2.449 të vdekur dhe 715.526 testime.