Një i vdekur dhe tre të lënduar nga një vetaksident në Rrugën e Kombit

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mesditën e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, sipas të cilit edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi.