Një infermiere humb jetën nga COVID-19

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë, ka njoftuar se ka humbur jetën nga Covid-19 instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.

Me këtë rast edhe i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.

Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci.