Humbja e nuhatjes, simptomë e 86% të rasteve me COVID-19!

Rreth 86% e njerëzve me simptona të lehta të Covid-19 humbasin shqisën e nuhatjes dhe shijes, por e rikuperojnë atë brenda gjashtë muajve, sipas një studimi të ri me mbi 2,500 pacientë nga 18 spitale evropiane.

Një rast i Covid-19 u konsiderua i lehtë nëse nuk kishte prova të pneumonisë virale ose humbjes së oksigjenit dhe pacienti ishte në gjendje të shërohej në shtëpi.

Shqisa e nuhatjes u rishfaq pas një mesatare prej 18 deri në 21 ditë, zbuloi studimi, por rreth 5% e njerëzve nuk e kishin rikuperuar funksionin e nuhatjes në gjashtë muaj.

Anosmia, e cila është një humbje e nuhatjes, është sugjeruar si një ndër shenjat e para të Covid-19. Mund të ndodhë pa ndonjë paralajmërim paraprak, madje as me hundë të bllokuara.

“Anosmia, në veçanti, është parë te pacientët që në fund të fundit testohen pozitivisht për koronavirusin pa asnjë simptomë tjetër”, sipas Akademisë Amerikane të Otolaringologjisë.

Studimi zbuloi se vetëm 4% deri 7% e njerëzve me simptoma mesatare deri të rënda të Covid-19 humbën shqisën e të nuhaturit dhe shijes.

Covid-19 dhe ftohjet e zakonshme mund të dëmtojnë shijen dhe nuhatjen, por studimi gjen ndryshim të madh.

Njerëzit me Covid-19 kishin “shenja klinike të pneumonisë”, tha studimi, të tilla si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Ata me raste kritike të sëmundjes pësuan shqetësim të rëndë në frymëmarrje dhe me shumë mundësi mund të ishin më të moshuar dhe të kishin “hipertension, diabet, çrregullime të stomakut, çrregullime të veshkave, frymëmarrjes, zemrës, mëlçisë dhe neurologjike”.

Studimi, i cili u botua në “Journal of Internal Medicine”, zbuloi një normë më të lartë të mosfunksionimit të nuhatjes në pacientët më të rinj krahasuar me të moshuarit, por kjo shoqatë ka nevojë për analiza të mëtejshme sipas studiuesve.