”Nuk e pres nga ai, kjo nuk është shoqëri”, çfarë po ndodh mes Monikës dhe Ilirit?

Një ftohje është vërejtur gjatë kësaj jave mes Monikës dhe Ilirit.

Ka qenë një ‘’llogari’’ që Iliri i ka kërkuar Monikës për kohën e shumtë që ajo po shpenzonte me Donaldin, Pajtimin dhe Arbrin.

‘’Iliri më paragjykon që kur përshendet Donaldin. Unë edhe tek grupi yt nuk e gjeta veten. Iliri nuk më ngacmon dot siç më ngacmojnë dhe luaj me çunat. Iliri ka kaluar situatat më të vështira me mua, nuk e pres nga Iliri. Nuk është shoqëri, është respekt’’, – tha Monika e zhgënjyer.

Përballë kësaj akuze Iliri u përpoq të sqaronte se e gjitha ishte thjesht një ngamcim dhe se në të vërtetë nuk është askushi për të gjykuar se me kë do të shoqërohej ajo.