Nuk lëvizin çmimet e derivatëve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet maksimaler të lejuara për derivatet e naftës për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.33 euro.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

No photo description available.