Nuk miratohet rezoluta e PDK-së për grevën në arsim

Kuvendi i Kosovës pas debatit për grevën në arsim nuk ka miratuar Rezolutën për grevën në arsim, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

67 deputetë kanë votuar në këtë pikë, 22 pro Rezolutës, 39 kundër dhe 16 abstenime.

“Konstatoj që nuk kanë kjo Rezolutë e Grupit parlamentar të PDK-së”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e katërt të saj.

Pavarësisht takimeve që janë mbajtur nuk është gjetur zgjidhje për daljen nga greva dhe rreth 300 mijë nxënës kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Tri pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja ishin:

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat 48 orësh nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociata të nevojshme me këshillin Grevistë të BSPK-së deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e Grevës

Kërkojmë nga Qeveria që në afat prej 5 dite nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësues të autorizuar të BSPK-së në grupin punues në hartimin e ligjit të pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marr konsideratë propozimet e tyre

Kërkojmë nga Qeveria që të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera sindikale.