Oriola Marashi i këndon dashurisë së vjetër

Modelja e njohur, Oriola Marashi cilësohet si njëra ndër modelet më të bukura dhe tërheqëse.

Ajo admirohet për shkak të linjave tërheqëse që i posedon.

Së fundmi ajo ka publikuar disa video në Instastoryn e saj ajo i ka kënduar një dashurie të vjetër që mesa duket se ka harruar. Kënga titullohet “Dashni e vjetër” dhe është një nga këngët më të njohura të Kosovës.

Lidhja e fundit që Oriola bëri publike ishte me futbollistin, Eros Grezda por që përfundoi me një ndarje jo fort paqësore. Pas ndarjes nga modelja shqiptare, Eros Grezda u lidh me modelen spanjolle Nicole Bohorquez.