Osmani: Është koha të hiqen masat ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që të largohen masat ndaj Kosovës që janë vendosur nga Bashkimi Evropian që nga viti 2023.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se këto masa i  janë vënë Kosovës padrejtësisht.

“Shpresojmë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që më në fund të pajtohen që të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë qytetarët tanë, po dëmtojnë interesat e qytetarëve tanë dhe projektet kyçe që lidhen me vet integrimin evropian. Këtë verë po bëhen dy vite prej vendimit për  vendosjen e masave, çdo minut më shumë me masat është një minut më shumë padrejtësie, por edhe një minut më shumë larg jetësimit të ëndrrës evropiane të të gjithë qytetarëve tanë padallim etnie, edhe në vonesë më shumë të projektit të zgjerimit në merita”.

Osmani ka deklaruar se BE-ja nuk duhet të arkivojë dokumentin e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE.

Poashtu është koha përfundimtare të trajtohet aplikimi i ynë për anëtarësim në BE i dorëzuar që në dhjetor të vitit 2022, dhe ky dokument të mos mbetet një dokument vetëm i arkivuar. Por, shpresojmë që do të arrihet konsensusi që ky dokument, që ky aplikacion të trajtohet me prioritet dhe të mandatohet edhe komisioni në mënyrë që të frymën e bashkëpunimit që edhe vet BE-ja i predikon që të ecim para me  drejt statusit të kandidatit”.

“Mbi të gjitha nuk mund edhe të mos e përmend edhe punën e mosnjohjes nga pesë shtete anëtarë të Bashkimit Evropian, shpresoj që edhe këto shtete, sa i përket anëtarësimit edhe shtetet jonjohëse ta trajtojnë atë si çështje strategjike”, tha Osmani.