Osmani fillon konsultimet me parti politike

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani fillon sot konsultimet me partitë politike.

Në orën 13.00 , u.d. Presidentja Osmani e ka ftuar lëvizjen “Vetëvendosje”, në orën 14.00 Lidhjen Demokratike të Kosovës, në orën 15.00, Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në orën 16.00, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. 

Nesër u.d. Presidentja Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.