Pacientja e infektuar me variantin afrikan del negative në testin për COVID-19

Pacientja e cila është e infektuar me variantin afrikan të koronavirusit në Kosovë, ka rezultuar negative në testin për COVID-19. 

Kështu ka bërë të ditur infektologu Izet Sadiku, i cili ka deklaruar se gjendja e pacientes është stabile. 

“Ka përmirësime dhe gjendja e saj është stabile, në ditën e djeshme pacientja në testin PCR ka rezultuar negative”, tha ai në T7.