Tenton ta kalojë kufirin me ryshfet, shoqërohet në polici shtetasi i Shqipërisë

Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor  një shtetas të Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej 20 euro zyrtarit policor në pikën kufitare.

I dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kalojë kufirin pa dokumentin përkatës.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.