Parlamenti Europian me 529 vota pro statusit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë në mbështetje të dhënies së Ukrainës statusin e kandidatit në BE.

Nga 588 eurodeputetë që kanë marrë pjesë në votim, 529 kanë votuar pro rezolutës së PE-së për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Eurodeputetët kanë shprehur përkrahje dërmuese që BE-ja t’i japë statusin kandidat tri shteteve të evropës lindore.