Pas një muaji, gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit që u hodh nga Ura e Fshejtë

Është gjetur pa shenja jete mësimdhënësit nga Komuna e Rahovecit, Naim Gashi.

Gashi dyshohej se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, ndërsa për rreth një muaj rresht  shumë pjesëtarë të FSK-së, e qytetarë ishin në kërkim të tij.

Njoftimin për gjetjen e Gashit e bëri i pari i Rahovecit, Smajlt Latifi, transmeton lajmi.net.

Latifi tha se ekipi i FSK-së, njësia për kërkim-shpëtim tash e sa ditë ishin në terren për gjetjen e Gashit.

Latifi i shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të mësimdhënësit.

Njoftimi i plotë:

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre.

Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi!

Në vend të ngjarjes  janë edhe ekipet e

Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!

Ngushëllime!.